Rama i heq ndihmën ekonomike/ Familja me dy fëmijë të mitur ushqehen me bukë thatë...

Rama i heq ndihmën ekonomike/ Familja me dy fëmijë të mitur ushqehen me bukë thatë...

20:52, 23/02/2018
A+ Aa A-

Mjerimi është ulur këmbëkryq në familjen Vrioni në Vorë, pas ndërprerjes së ndihmës ekonomike. “Fiks Fare” sjell pamjet e dy motrave, 4 dhe 10 vjeç, që ushqehen me bukë thatë, pasi nuk kanë asgjë tjetër për drekë.

Realiteti “Migjenian” vjen në ditët e sotme më i trishtë se kurrë. Familjes me 4 anëtarë, prej muajit janar i është ndërprerë ndihma ekonomike, të cilën e merrte prej 4 vitesh. Ndërsa prej 6 muajsh jetojnë në mungesë të energjisë elektrike, pasi nuk arrijnë dot ta paguajnë.

“Me 4.800 lekë arrija të merrja ndonjë kile qumësht për vajzat. Me to i ushqeja. Nuk e hanin bukën thatë. Por në janar ma ndërprenë, më thanë se nuk i plotësoj pikët. Unë nuk e di çfarë pikësh kërkojnë”, shprehet Sabri Vrioni.

Në tavolinë ka vetëm bukë dhe qepë të njoma. Iljana, vajza 10-vjeçare tregon se këto janë ushqimet më të shpeshta që gjen në tavolinë.

“Nuk kam blerë asnjëherë rroba të reja. M’i falin fëmijët e tezeve. Unë kam dëshirë të blej një kostum sportiv për në shkollë. Tuta, bluzë, atlete të reja”, shprehet 10-vjeçarja.

Gazetarët e “Fiks Fare” u interesuan edhe pranë Bashkisë së Vorës.

Inspektorët e ndihmës ekonomike shprehen se e njohin mirë gjendjen e vështirë të familjes Vrioni, por dalja e saj nga skema ka ardhur si pasojë e mosplotësimit të pikëve.

“Sabri Vrioni nuk ka marrë pikët e mjaftueshme. Është në gjendje shumë të vështirë, është skandal. Deri dje i ka pas plotësuar pikët, sot nuk i plotësoi. As vet nuk i dimë këto pikët. Ato i di Ministria, Drejtoria, ato i heqin. Kemi pasur 333 familje që merrnin ndihmë ekonomike, sot janë 150 më pak”, pohon inspektori.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    shoki muuu823/02/2018 23:28

    te q.... rrrrrrraaaaa edi rama po me dha kush lek per ta do ti jap ne ball plumb tradhtari ky esht tradhtar

    ValVini23/02/2018 22:36

    Ky eshte realiteti ne Shqiperi ,Disa flasin disa kane turp e heshtin ne vuajtje te tmerrshme !

    Shto koment

    Denonco