Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

‘Ish i dashuri shqiptar më përdhunoi bashkë me shokun, por më e keqja ndodhi më pas!’ Foto ilustruese

‘Ish i dashuri shqiptar më përdhunoi bashkë me shokun, por më e keqja ndodhi më pas!’

17:32, 23/02/2018
A+ Aa A-

Në gjykatën e Riminit në Itali, është rikthyer çështja që sheh si të pandehur dy 27-vjeçarë shqiptarë, të akuzuar për dhunë seksuale në grup ndaj një vajze 20 vjeçe nga Rimini. Seanca e radhës u zhvillua mëngjesin e djeshëm.

Ngjarjet pretendohet se kanë ndodhur Shkurt-Mars të vitit 2014. Sipas dëshmisë së vajzës: ajo u njoh në rrjetet sociale me një djalë shqiptar dhe më pas vendosën të takoheshin. U pëlqyen dhe pas një farë kohë, krijuan një lidhje romantike.

Por, sipas dëshmisë së vajzës, e gjitha rezultoi një farsë pasi ai nisi ti kërkonte foto pornografike. Kështu, vendosi të shkëpusë lidhjet. Megjithatë, ajo ka shtuar se ai i pëlqente. Dhe kështu, kërkesën së djalit për ta takuar edhe një herë, vajza iu përgjigj me “po”.

Mbrëmjen e takimit, shqiptari e mori me makinë, por sapo hipi në mjet, vajza vuri re se aty ishte një tjetër person. “Një mik”, i kishte thënë ish i dashuri, që nuk do ta shqetësonte.

Pas pak kilometrash, makina ndaloi në një parking në periferi të Riminit, djali i dytë zbriti nga mjeti. Të mbetur vetëm në mjet, dy ish të dashurit iu dhanë edhe një herë njeri-tjetrit. Por disa momente më pas, shfaqet “miku”. Hapi derën papritmas dhe u fut në makinë. Dhe në atë moment nisi makthi për vajzës. Djemtë e detyruan të kryente marrëdhënie seksuale me të dy dhe ajo iu nënshtruan dhunës. Por, gjithmonë sipas dëshmisë së vajzës, më e keqja nuk kishte mbaruar ende. Ajo është shprehur se ish i dashuri e kontaktoi sërish pas mbrëmjes së përdhunimit dhe i tha se kishte filmuar skenën, dhe nëse ajo nuk pranonte të tjera marrëdhënie seksuale, pamjet do ti publikonte në internet. Në fakt, raportojnë mediat italiane, shqiptari filmuar pa dijeninë e vajzës kur ata të dy kryenin marrëdhënie.

Por, përballë këtij presioni, vajza bëri kallëzim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco