Aksidenti me dy të vdekur, ja çfarë ka zbuluar hetimi pas 24 orësh

Aksidenti me dy të vdekur, ja çfarë ka zbuluar hetimi pas 24 orësh

16:27, 23/02/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Mamurras rreth orës 23:30 të së mërkurës, ku dy persona humbën jetën: 60-vjeçari Bujar Agalliu dhe 23-vjeçarja Elena Avdillari.

Në dosjen hetimore që Policia e Durrësit ka referuar në  Prokurorinë e së Rrethit Gjyqësor, ngjarja trajtohet si aksident dhe jo vrasje. Grupi hetimor mësohet se ka kqyrur pamjet e filmuara nga ambientet e karburantit.

Shkaku i aksidentit, sipas hetimeve parapake, ka qenë shpejtësia e lartë dhe goditja në parakalim: Benzi po udhëtonte me 200 km/h. Dyshohet që në mjetin që shkaktoi aksidentin ndodheshin dy persona, njëri prej tyre Fation Zhaporja i cili është shpallur në kërkim.

Elena Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port. Po ashtu, mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë. E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi. Ajo kishte tentuar të udhëtonte edhe në 10 janar drejt Italisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por sërish e kishin kthyer.

Hetimet e mëtejshme pritet të hedhin dritë mbi hipotezën nëse vajza 23 vjeçe ka lidhje me Fation Zhaporjën, të shpallur në kërkim.

*VIDEO/ Zbardhen pamjet e aksidenti tragjik në Maminas, taksia me shpejtësi skëterrë drejt ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Oni23/02/2018 16:44

Si qenka aksidet i paster kur jane shkelur ligji dhe rregullorja per drejtimin e mjeteve te motorizuara! Ne itali dhe ne shume vende te ballkanit raste te tilla ligji i njeh si vrasje me paramendim! Autori perveç se burgoset i paguan familes takse gjaku te percaktuar nga gjykata!

Shto koment

Denonco