Aksidenti me dy të vdekur, ja sa ishte shpejtësia e Benzit që goditi taksinë. Detaje

Aksidenti me dy të vdekur, ja sa ishte shpejtësia e Benzit që goditi taksinë. Detaje

15:07, 23/02/2018
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin që i mori jetën dy personave në autostradën Tiranë-Durrës.

Nisur edhe nga përplasja e rëndë që solli vdekjen e menjëhershme të dy personave policia dhe grupi hetimor e ka shtrirë hetimin edhe tek mundësi e ndonjë sulmi të qëllimshëm duke mos përjashtuar edhe ngjarjen aksidentale.

Burime pranë grupit hetimor kanë thënë se taksia e drejtuar nga Agalliu po udhëtonte drejt Tiranës në korsinë e shpejtësisë, në kohën kur mjeti me targa AA 060 SP e ka goditur në pjesën e pasme me një shpejtësi.

Sipas të dhënave të para shkonte deri në 150 km për orë.

Goditja ka qenë aq e fortë, sa taksia ka ecur rreth 100 metra zvarrë, dhe pasi ka hasur një bordurë është rrotulluar në ajër duke përfunduar përmbys pranë këtij karburanti.

Ndërkohë që mjeti që dyshohet se shkaktoi aksidentin u gjet i braktisur dhe me njolla gjaku në të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco