Ikte me traget, kthehej me avion nga Italia: pse Policia s'e lejoi të ikte më, Elenën

Ikte me traget, kthehej me avion nga Italia: pse Policia s'e lejoi të ikte më, Elenën

13:07, 23/02/2018
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbuluar për 23 vjeçaren e cila humbi jetën në aksidentin e të mërkurës mbrëma në autostradën Tiranë-Durrës.  

Elena Avdillari ka hyrë rreth orës 21 të mërkurën dhe ka bërë check-in në Portin e Durrësit. Pas check-init, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port. Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë. E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi., shkruan Panorama. Ajo kishte tentuar të udhëtonte edhe në 10 janar drejt Italisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por sërish e kishin kthyer.

Aksidenti i rëndë ndodhi pak para mesnatës së të mërkurës, rreth orës 23:30.  Taksisti dhe vajza që ishte në sediljen e pasagjerit kanë vdekur në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco