Aksidenti tragjik në Velipojë, ekspertët nxjerrin fajtorin. Ja cili shofer është ...

Aksidenti tragjik në Velipojë, ekspertët nxjerrin fajtorin. Ja cili shofer është ...

11:52, 23/02/2018
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga raporti i ekspertëve të qarkullimit rrugor të Shkodrës, në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi ditë më parë në aksin Shkodër-Velipojë.

Burime kanë thënë për Gazetën Shqiptare se Edmond Preka, i cili drejtonte automjetin “Alfa Romeo” ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në aksident kanë ndikuar edhe mungesa e ndriçimit në rrugë dhe lagështia. Po ashtu ka dyshime se dy drejtuesit e makinave mund të kenë qenë duke udhëtuar me drita të gjata, çka mund ta kenë vështirësuar shikimin e njëri-tjetrit.

Por pa faj nuk është dhe drejtuesi i fuoristradës. Sipas ekspertëve edhe ky automjet ka qenë duke ecur me shpejtësi të lartë.

Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në vijën ndarëse të korsive, çka e vështirëson edhe nxjerrjen e konkluzioneve përfundimtare. Megjithatë shkaktar i aksidentit ekspertët fajësojnë Edmond Prekën.

Përplasja e dy automjeteve ishte fatale për babain 40-vjeçar, djalin më pak se një vjeç dhe dy vajzat e tij. Nëna, 36 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër.

Aksi ku ka ndodhur aksidenti, pak kilometra larg plazhit të Velipojës është një rrugë e drejtë, ku makinat ecin me shpejtësi tej normave. Çdo vit, sidomos sezonin e verës, kjo pjesë rruge provokon aksidente të rënda. /GSH.al

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku23/02/2018 13:10

Përplasje kokë më kokë në vijën ndarëse të rrugës (dyshoj se ka vijë ndarëse ajo farë rruge), pra faj i të dyve. Njëri e pagoi shumë shtrenjtë, tjetri pagon lekët "ekspertëve" dhe del pa lagur. Ku ishim, asgjëkundi, ku po shkojmë, askush se di. Nuk ka faj edhe sepse ishte shpejt tej normave, edhe pse kishte kaluar vijën e mesit? Apo nuk ka faj se ka fuoristradë dhe lekë.Ju dhjefsha ekspertët, mos i ndodhtë familjeve të tyre. Ju dhjefsha shtetin, shtet Qifesh.

Eksperti i bolecis23/02/2018 12:42

Makinat janë përplasur "kokë më kokë", ekspertët e Saje Qorrit nxjerrin fajtor atë që nuk jeton më. Sigurisht, sepse nga i vdekuri nuk mund ti mbushin xhepat, ndërsa nga "Foristradistët" mund të vilen miliona.

Nebil23/02/2018 12:36

Lereni kete diskutim ne media jane tre femije dhe baba i vdekur ne nje krah, nje nene qe do luaj nga mendja. Mjaft ju lutemi! Pak respekt per femijet e pafajshem qe humben jeten dhe ti lutemi Zotit ti mbledhi ne gjirin e Tije!

Shto koment

Denonco