I dënuar në Itali, arrestohet për ekstradim, ja emri

I dënuar në Itali, arrestohet për ekstradim, ja emri

09:40, 23/02/2018
A+ Aa A-

Në kuader të bashkëpunimit ndërmjet zyrave të Interpol Tiranës dhe Interprol Romës është bërë e munudr identifikimi dhe arrestimi i një përson të dënuar nga drejtësia italiane.
Nga policia e Tiranës është arretuar me qëllim ekstradimi drjet Italisë Çlirim Marku i cili rezulton I denuar në Itali me 4,5 vitë burg për shfrytëzim prostitucini
Nw njoftimin e policisw thuhet se: Arrestohet një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg. Shërbimet e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit : • Çlirim Marku, 44 vjeç banues në Tiranë.
Arrestimi I tij u bë sipas policisë, pasi Gjykata e Italisë ( Latinës), e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale" Organizatë kriminale " dhe Shfrytëzim prostitucioni" parashikuar në nenet 81, 110 e 337 të Kodit Penal Italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco