Gramsh, transportonin lendë drusore, procedohen penalisht dy persona

Gramsh, transportonin lendë drusore, procedohen penalisht dy persona

09:31, 23/02/2018
A+ Aa A-

Kapen me dru të prera në pyje pa leje dhe procedohen penalisht dy përsona. Policia e Gramshit ka arrestuar dy shoferet të cilët po transportonin 8,5 meter kub lendë drusore me mjetin e tyre.

Sipas njoftimit të policisë së Gramshit: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin të Policisë, bënë referimin e materialeve në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve M.N., 51 vjeç dhe S.K., 39 vjeç banues në fshatrat Gjyralë e Trojas Belsh. Proçedimi ndaj tyre filloi pasi në fshatin Drizë Gramsh, në rrugë në mjetin tip “Benz” furgon  që drejtohej nga shtetasi M.N u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 metër kub lëndë drusore  dhe në mjetin e shtetasit S.K u gjetën dhe u sekuestruan 3.5 metër kub lëndë drusore  pa dokumentacion përkatës

 Lënda  drusore dhe automjetet  u  sekuestruan  në   cilësinë  e  provës  materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Prerja  e  paligjshme  e  pyjeve”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco