Misteri/ “Xhesika”, çfarë fshihet pas plagosjes së shqiptares në Athinë?

Misteri/ “Xhesika”, çfarë fshihet pas plagosjes së shqiptares në Athinë?

21:53, 22/02/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja raportohen nga mediat helene lidhur me plagosjen e një 30-vjeçare shqiptare në banesën ku jetonte në lagjen në lagjen “Haidari” të Athinës.

Media greke “espressonews.gr” shkruan se 30-vjeçarja shqiptare mendohet se punon si striptiste dhe njihet me emrin “Xhesika”. Plagosja me armë mund të ketë ndodhur për shkak të problemeve me tutorin e saj, raporton media greke.

Image

Dje gruaja tha për një emision televiziv grek se personi që e qëlloi me armë është një shtetas shqiptar, i cili i tha se “sot do të vdesësh”.

Sipas “espressonews.gr”, në shtëpi me 30-vjeçaren qëndronte edhe një shoqe e saj, e cila prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Shqipërisë.

Policia greke është duke hetuar në pistën e konflikteve mes tutorit dhe striptistes, por nuk përjashtohet as pista e problemeve personale apo ekonomike mes shqiptares dhe autorit.

Fqinjët e saj thonë se në shtëpinë e 30-vjeçares shkonin shpesh persona me makina luksoze, ndërsa mediat greke shkruajnë se ajo është e martuar në Shqipëri dhe ka një fëmijë 7-muajsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco