Përplasja në Maminas, flet nëna e Elena Avdillarit: Vajza punonte në Itali, nuk e di ...

Përplasja në Maminas, flet nëna e Elena Avdillarit: Vajza punonte në Itali, nuk e di ...

15:47, 22/02/2018
A+ Aa A-

Nëna e Elena Avdillarit, Rozafa Glloga ka folur rreth aksidentit që i mori jetën vajzës së saj. Duke folur për mediat, Glloga është shprehur se, vajza shkonte e punonte në Itali, tek shoqet e saj.

‘Nuk e di çfarë problemi pat që u nis për në Itali. Vajza ime shkonte herë pas here në Itali’, është shprehur Rozafa Glloga për mediat gjatë ditës së sotme.

Ajo ka treguar se ‘vajza Elena ka pasur me vete 600 euro dhe garancinë për në Itali’.

‘Kjo ishte hera e katër që vajza shkonte në Itali, - ka thënë nëna e Elena Avdillarit. Më pas ajo tregon se - vajza na ndihmonte financiarisht pasi jemi në gjendje të keqe ekonomike’.

‘Lajmin e vdekjes e mësova nga shoqet e asaj’, ka thënë nëna e Elena Avdillarit, Rozafa Glloga.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco