Edhe Apeli i Kimeve të Rënda, lë në burg gjyqtarin Miri

Edhe Apeli i Kimeve të Rënda, lë në burg gjyqtarin Miri

15:43, 22/02/2018
A+ Aa A-

Edhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda  ka refuzuar kërkesën për ndryshimin e masës për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri i cli u arrestua më 9 nëntor 2017 pasi dyshohet se ka marrë rryshfet për ndryshimin e vendimit gjyqësor ndaj shtetasit Gentian Doda. Ai ishte i dënuar me 20 vjet burg pasi në 1997 në Burrel vrau Gazmir Dedja dhe Asllan Gjokën.

Gjyqtari Miri kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë 'Arrest në burg', të cilën gjykata  e shkallës së parë për krimet e rënda e ka vendosur ndaj për akuzën e korrupsionit. Avokati i ish-gjyqtarit Ardian Vishaj kishte paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Rënda, ku kërkonte lirimin e klientit të tij nga qelia për shkak të gjendjes se tij të rënduar shëndetësore.

Tek Krimet e Rënda ishte paraqitur serish kërkesa për zëvendësim mase për Shkëlqim Mirin me argumentin se prej 2 muajsh Prokuroria s'ka bërë asnjë veprim dhe nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje ish-gjyqtarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco