Zbulohet FOTO, ja kush është vajza e re që vdiq në aksidentin e rëndë në Maminas

Zbulohet FOTO, ja kush është vajza e re që vdiq në aksidentin e rëndë në Maminas

15:01, 22/02/2018
A+ Aa A-

Jane bërë publike detaje të reja pas aksidentit të rëndë në Mamins ku humben jeten dy përsona mes të cilëve edhe një vajzë 23 vjeçare të cilës i është gjetur një biletë vetem vajtjeje me traget për në Itali.

 Burime nga policia bëjnë me dije se ajo do të nisej me traget drejt Italisë. Keto jane fotot e të dy viktimave, sakaq kujtojmë se Elena ishte e martuar dhe jetonte në zonën e kombinatit në kryeqytet.

Pronari i mjetit benz rezulton Dardan Gjeka, i cili është shpallur në kërkim. Viktimës iu gjet një biletë trageti në çantë por Policia e Kufirit deklaroi paraditen e sotme se Elena Avdillari nuk ishte paraqitur në sportele për të hipur në traget.

Image

Benzi me targa AA 060 SP ka mbetur në vendin e aksidentit fatal që shkaktoi vdekjen e taksisti durrsak Bujar Agalliu dhe pasagjerës 23 vjeçe, Elena Abdillari, mbrëmjen e djeshme. Pronari i makinës u zbulua nga Policia dhe është shpallur në kërkim.

Aksidenti rrugor me dy viktima që ndodhi mbrëmë në mesantë pranë Maminasit sipas hetuesve mund të jetë shkaktuar me qëllim nga i riu që ndodhej në benzin që përplasi taksinë ku mbetën të vdekur 2 personat.

Sipas burimeve policore pas aksidentit drejtuesi i automjetit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet, është larguar nga vendnngjarja. Sipas deklaratës për shtyp të policisë në mjetin tip Benz me targa AA060 SP, patrulla që mbërriti në vendnngjarje nuk gjeti asnjë person.

Policia dyshon se në momentin që 23-vjecarja është larguar me taksi në drejtim të Tiranës, është ndjekur nga automjeti tip benz. Në pamundësi për të ndaluar taksinë, mendohet se i riu që ndodhej në timon e ka goditur atë nga pas duke shkaktuar edhe aksidentin fatal.

Krahas dyshimeve nuk përjashtohet mundesia e nje ngjarje aksidentale, ku drejtuesi që shkaktoi aksidentin i përfshirë nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga një tjetër person.

Efektivët e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip benz, i cili eshte një i ri nga Tirana dhe po punojnë për gjetjen e tij. /FaxWeb.al

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco