FOTO/ Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas një fëmijë 3 vjeç. Ndalohet shoferja

FOTO/ Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas një fëmijë 3 vjeç. Ndalohet shoferja

13:41, 22/02/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka shtypur një fëmijë 3-vjeç.

Fëmija dyshohet se i ka ikur të ëmës nga duart dhe më pas është shtypur nga automjeti. Fëmija është transportuar për në spital, me lëndime, por jashtë rrezikut për jetën. por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

Mësohet se drejtuesja i mjetit, femër me iniciale F.M.  është larguar nga vendngjarja.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Unazën e qytetit bregdetar. Mësohet se ky është aksidenti i tretë. Para këtyre kanë ndodhur dy aksidente me vdekje vetëm 100 metra me tutje.

Mësohet se rruga nuk ka asnjë shenjë rrugore, as tabela as pengesa për shpejtësinë e makinave. 

    Njoftimi paraprak i policisë

    Më datë 22.02.2018, në vendin e quajtur ''Bishti Kalldrëmit'', shtetësia F. M., duke drejtuar mjetin tip ''Benz'', ka goditur një fëmijë të moshës 3 vjeç.

    Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën por vijon të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

    Drejtuesja e mjetit është shoqëruar pranë ambienteve Policore. Grupi hetimor po vijon me procedurat e mëtejshme për rastin në fjalë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku22/02/2018 13:58

    Kanë marrë shembull nga dhiputeti Qifja, vrasin njerëz në rrugë dhe ikin nga vëndi i ngjarjes, policia dhe ligji nuk i ndëshkon, njëlloj si Qifja. Të gjithë duhet të marrim shëmbull nga "elita" e llumit të kombit, nga dhiputetët.

    Shto koment

    Denonco