FOTO/ Noemi përcillet pranë familjes, dom Marjani rrënqeth: Evisa, po të rrejmë, nuk dimë si me ta tregu!

FOTO/ Noemi përcillet pranë familjes, dom Marjani rrënqeth: Evisa, po të rrejmë, nuk dimë si me ta tregu!

13:03, 22/02/2018
A+ Aa A-

10-vjeçarja Noem Preka është përcjellë mesditën e sotme për në banesën e fundit. Vogëlushja humbi jetën dje, pasi qëndroi në koma prej të dielës kur makina me të cilën udhëtonte familja e saj u përfshi në një aksident tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, ku për pasojë humbën jetën edhe i ati i saj, motra dhe vëllai 9 muajsh.

Në kishën e Velipojës, vajzës i është dhënë lamtumira e fundit mes dhimbjes së pamasë dhe lotëve.

Sakaq prifti Dom Marjan Gega ka prekur thellë me fjalimin e tij: "Kur udhëtoni, veni rripin e sigurimit. Fëmijë, thoni prindërve që të bëjnë kujdes. Vdekja vjen shumë shpejt. Thojini shokëve e shoqeve tuaja që bëni kujdes kur delni në rrugë. Bëni kujdes nga Fuoristradat e mëdha të luksit, se ata na shtypin si mizat ne.

Nuk jam mësu me hy në punët e kujt tjetër dhe ndjej që Policia arriti suksese. Po të ishte kështu, pse nuk hoqët një patentë pa rryp sigurimi?! Si nuk hiqet një patentë për alkool?! Tan Shqipëria asht ba veç Tirana, ne jena njerëz të kategorisë së dytë. Mjafton të na bëjnë një rrugë dhe e kan kry

Evisa kerkon femijet e saj. Te dashtunit e saj. Evisa ne jemi duke te rrejt sepse sdim si me ta tregu. Askush nga se merr guximin si me ta than. Jena tu te rrejt ashtu si kjo jete eshte e rrejshme, jemi duke u tregu te padrete ashtu sic ne po tregohena te padrejte me ty

S’kam ma fjale me te than Evisa. Di te them se femijet dhe burri jot nuk jan ma ktu. Na as ti nuk i sheh por ata jane me ne. Femijet dhe bashkeshorti nuk duan qe te mbytemi ne lot e deshperimit por ata dua qe te ne shpresojme dhe te besojme se ata jan ne jeten e vertete e ndersa ne ne jeten e rrejshme.

Lamtumirë Noem! /ShkodraNews

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco