FOTO/ Vodhi besimtarët në Kishën e Laçit, arrestohet i riu nga Tirana. Ja emri

FOTO/ Vodhi besimtarët në Kishën e Laçit, arrestohet i riu nga Tirana. Ja emri

11:17, 22/02/2018
A+ Aa A-

Arrestohet autori i dyshuar i vjedhjes së përsëritur të Kishës së "Shna Ndoit", si dhe i dyshuar si autor edhe për dy vjedhjeve të tjera në Tiranë.

Kanë qenë efektivët e komisariatit numër 4 në Tiranë që kanë vënë në pranga Arif Mançeb, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në rrugën “Qemal Stafa”, është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”, ku ka marrë dy trapan, një gur fresibël dhe një kompjuter.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

Në datat 13.01.2018, 03.02.2018 dhe 18.02.2018 , në rrugën "Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna - Ndoit , në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.

Më datë 15.02.2018 dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugen “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe nje Kompjuter.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Dosja i ka kalaur Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco