VIDEO/ Më tha: Sot do vdesësh! Dëshmia e gruas shqiptare të plagosur në Athinë

VIDEO/ Më tha: Sot do vdesësh! Dëshmia e gruas shqiptare të plagosur në Athinë

19:09, 21/02/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e një gruaje shqiptare rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, në banesën ku jetonte në lagjen Haidari të Athinës. Në një lidhje për kanalin televiziv grek “E”, ajo ka treguar detaje lidhur me ngjarjen dramatike.

Image

30-vjeçarja, sipas raportimeve të medieve helene, u transportua fillimisht në spitalin “Tzaneio” pas lëndimeve të marrë në kokë dhe pastaj në spitalin “Gennimata”. Ajo tha se ishte e vetme në banesë kur u sulmua. Sipas dëshmisë së gruas, agresori ishte shqiptar. Gruaja tha se autori hapi me dhunë derën e banesës dhe bisedoi me të për një copë herë. Më pas, ajo shtoi se teksa shkoi në kuzhinë për të kontrolluar ushqimin që po përgatiste, ai nxori një armë dhe e sulmoi duke thirrur: “Sot do vdesësh”.

Përveç kombësisë, 30-vjeçarja ka formuluar disa të dhëna të tjera për autorin: Mbi 1.80 i gjatë, me një tatuazh në dorën e djathtë.

Gruaja është e martuar me një shqiptar dhe ka një fëmijë 7 vjeç.

Të shtënat, sipas medieve greke, ndodhën brenda banesës, e më pas shqiptarja doli në rrugë për të kërkuar ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco