Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tiranë/ Helmohet adoleshentja, humb jetën në spital

Tiranë/ Helmohet adoleshentja, humb jetën në spital

17:27, 21/02/2018
A+ Aa A-

Një adoleshente ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet këtë të mërkurë pasi sipas policisë, dyshohet se është vetëhelmuar me medikamente mjekësore një ditë më parë.

Vajza 17 vjeçe me iniciale G.H. është gjetur nga familjarë në gjendje të rëndë mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka ndërruar jetë.

Burime policore thanë se për shkak të rrethanave, në pyetje është marrë vetëm një i afërm i adoleshentes, i cili ka thënë se nuk ka dijeni që vajza të ketë pasur ndonjë shqetësim, që mund ta ketë çuar drejt aktit të vetëvrasjes.

17-vjeçarja ishte vajzë e vetme e çift që hetonte në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë, të cilët kanë edhe një djalë të mitur.

Ndërkohë, vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco