Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Sekuestrohet drogë e madhe në Durrës, arrestohet nje person

Sekuestrohet drogë e madhe në Durrës, arrestohet nje person

15:10, 21/02/2018
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arrestuar një person, i cili akuzohet për  trafik droge. Në pranga ka rënë V. P., ndërkohë që janë shpallur në kërkim O. H., A. H., dhe J., H banues në, Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall.

Blutë e Durrësi sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 14 thasë me lëndë narkotike e llojit marijuanë, me peshë  103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”.

Ndërkohe policia po punon për arrestimin e tre shtetasve që dyshohen se që nderojnë të fshehur në rrethinat e fshatrave.

Njoftimi i policisë

Seksioni për narkotikët

Më datë 20.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve O.H, A.H dhe J.H, vjeç 31, 35, 31 e 24, banues në fshatin Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall, Fushë-Krujë, pasi në Fushë-Krujë, në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe bllokuan 14 thasë me lëndë narkotike e llojit Marijuanë, me peshë  103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”. Neni 283/2, 242 e 280 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco