Djegja e makinës së avokatit në Tepelenë, publikohen detaje të reja

Djegja e makinës së avokatit në Tepelenë, publikohen detaje të reja

12:27, 21/02/2018
A+ Aa A-

Djegja e makinës së avokatit në Tepelenë, ja detajet e reja
 
Gjatë ditës së sotme avokati dhe anetari i partisë Demokratike ne Këshillin Bashkiak të Tepelenës Xhaferr Meçe denoncoi djegjen e makinës ë tij në oborrin e shtepisë.

Ndërkohë bëhen publike detaje të reja për ngjarjen. Ngjarja dyshohet të këtë ndodhur në qytetin e Tepelenës në oren dy të natës së sotme.

Fillimisht autorët e kanë thyer xhamin e mjetit dhe më pas e kanë djegur, pranë pallatit ku banonte.

Kanë qenë komshinjtë ata që kanë dëgjuar një goditje dhe kanë parë zjarrin dhe kanë dalë duke njoftuar zjarrëfiksët që kanë nderhyrë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Një nga pistat e hetimit është dhe ajo për shkak të punës si avokat të pronarit të mjetit. Meçe po ashtu ka qenë anëtar i këshillit bashkiak për Partinë Demokratike.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Partia demokratike qe dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, z. Xhafer Meçe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco