Operacion i madh në Lezhë, kapen transportuesit me 3 mina me telekomandë Minat me telekomande

Operacion i madh në Lezhë, kapen transportuesit me 3 mina me telekomandë

08:26, 21/02/2018
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka sekuestruar mina me telekomandë dhe drogë në Lezhë në kuadrin e një operacioni të koduar si "Goes on". Dy persona i ka arrestuar, Artur Popa, nga Kukësi, i dënuar më parë dhe Valter Cala nga Tirana, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia kishte disa javë që po i ndiqte personat në fjalë dhe dje i ka ndaluar në hyrje të qytetit të Lezhës, teksa të dy me makina pas njeri tjetrit, po transportonin tre mina me telekomandë me telefon për shpërthim në distancë, tre fitila zjarrpërcjellës, 14 ceularë dhe 55 gr vaj hashashi.

Njoftimi i Policisë për operacionin ”GOES ON”

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizoi operacionin policor të koduar ”GOES ON”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. P, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë). Arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkpunim 278/a, 278/7 dhe 283, 25.

• V. C, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve” 278/a dhe 25.

Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre ku për shkak të hetimit nuk jepen të tjera të dhëna për ta.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kishte regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku si rezultat i një pune disa javore me metoda speciale të hetimit u arrit të dokumentohej aktiviteti i tyre kriminal.

Shtetasi A. P me automjetin e tij, i shoqëruar nga automjeti tjetër, që drejtohej nga shtetasi V. C, transportonte 3(tre) mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit A.P, ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.
• 55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
• 14 telefona celularë.
• dy automjete 
• 3 fitila si ato zjarrpërcjellës.
• një çantë ku ishin futur minat

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco