Avokati i Xhikës: Mbajtja në burg e tij ka prapavijë politike...

Avokati i Xhikës: Mbajtja në burg e tij ka prapavijë politike...

20:58, 20/02/2018
A+ Aa A-

Ardian Leka, avokati i ish-zyrtarit të arrestuar të Ministrisë së Transporteve për rrugën Tiranë-Elbasan, Dashamir Xhika, ka deklaruar në studion e Fax News se mbajtja e tij në arrest burg është abuzive, e nxituar dhe mund të ketë nxitje politike.

“Duket që ka një qasje me shpejtësi, një nxitim në kryerjen e veprimeve, jo si rezultat i një hetimi të mirëfilltë të organeve të prokurorisë.  Duke u nisur nga nxitimi i hetimeve kur gjithë politika flet për vetting të prokurorisë, kam ngacmime të besoj se ka prapavijë politike.

Kompentent për të hetuar abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan, nuk është Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kjo prokurori nuk heton rastet e abuzimit me detyrën por vetëm rastet e drejtpërdrejta të  korrupsionit.

Për më tepër, krimi i supozuar nga Xhika nuk është konsumuar, pra shtetit nuk i kanë ikur paratë pra dëmi në detyrë nuk është kryer. Aplikimi i Xhikës për fonde shtesë është ende aktiv, pse nuk e godet atëherë drejtori aktual i projekteve në ministri?

Bëhet fjalë për një veprimtari ekonomike që nuk varet nga shteti shqiptar. Janë marrëveshje që lidhen me ligj të veçantë mes shtetit shqiptar dhe Bankes islamike në rastin konkret të rrugës Tiranë-Elbasan.

Banka vendos një person si supervizor për të monituar të gjithë ecurinë e projektit dhe mirëpërdorimin e fondeve. Absolutisht çdo gjë kalon nga supervizori edhe kërkimi i fondeve shtesë, kështu që Dashamir Xhika i bie të jetë personi i fundit përgjegjës në rradhën e zyrtarëve që janë marrë me projektin e rrugës Tiranë-Elbasan”. /Faxweb/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco