Iu bllokua pasaporta, reagon kryebashkiaku i akuzuar për shpërdorim detyre: Dokumentet e falsifikuara Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini

Iu bllokua pasaporta, reagon kryebashkiaku i akuzuar për shpërdorim detyre: Dokumentet e falsifikuara

19:54, 20/02/2018
A+ Aa A-

Beqir Nuredini, kryebashkiaku i Kavajës i akuzuar për shpërdorim detyre, ka reaguar lidhur me akuzat që ka ngritur prokuroria ndaj tij. Ai mohon akuzat dhe shprehet se “si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatuar procedurën që parashikon ligji për përcjelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë. Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara”.

Reagimi

"Duke marrë shkas nga çështjet e ngritura nga Prokuroria, si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, mbështes hetimet dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Unë si Kryetar Bashkie Rrogozhinë, kam zbatur procedurën që parashikon ligji për përcelljen e praktikave për regjistrim fillestar të pronave, të aplikuara nga banorët e zonës. Distancohem nga çdo akuzë që është bërë. Nga hetimet e Prokurorisë jam njohur me disa dokumenta, të cilat ishin te falsifikuara. Për këto falsifikime unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ‘Detyrim Parqitje’, e caktuar nga Gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qënë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicjon të Prokurorisë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithesi mbeten i hapur për çdo hetim. Falë ndërhyrjeve të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, Plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike në vend. Kjo vërtetohet edhe nga frekuentimi që është bërë nga qytetarët përgjatë 2017­së. Nga një rrënojë, Plazhi i Spillesë është kthyer ndër plazhet më të kërkuara nga shqiptarë dhe të huaj. Janë më shumë se 20 mijë pushues në vit, që frekuentojnë Plazhin e Spillesë, falë këtyre ndërhyrjeve të bëra në 2 vitet e fundit".

Ndaj Nuredinit, me kërkesë të Prokurorisë së Kavajës, gjykata vendosi sot masën e sigurimit të ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje në policinë gjyqësore. 

Sipas Prokurorisë, Nuredini është pjesë e një hetimi, ku deri tani janë përfshirë 23 persona, të cilët gjatë një periudhe mbi 15-vjeçare, në kundërshtim me ligjin, kanë tjetërsuar pronat.

Nuredini u ndalua sot në kuadër të aksionit “Ranishjta 2“, gjatë të cilit u arrestuan e ndaluan 8 zyrtarë publik, si dhe u shpall në kërkim një tjetër zyrtar dhe një biznesmen. Grupi prej 10 personash, tha Lutfi Minxhozi, Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë “abuzuar me detyrën funksionale, kanë falsifikuar dhe tjetërsuar rreth 110.000 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille, Kavajë”.  Rezultatet kanë dalë nga një hetimi pro-aktiv rreth 1 vjeçar, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco