Lirohet zyrtari i LSI

Lirohet zyrtari i LSI

19:07, 20/02/2018
A+ Aa A-

Lirohet zyrtari i LSI-së i arrestuar padrejtësisht, me akuzën për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve. Pas ekspertizës, rezultoi se firma e tij ishte falsifikuar.

Behet fjala për Fatos Kajën, drejtues lokal i LSI në Kavajë, i cili ka mbajtur postin e Nënprefektit të Tiranës. Gjate seancës, avokati mbrojtës ka insistuar që në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, se ne dokumentacionin e paraqitur si prove nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, firma e Fatos Kajës ishte e falsifikuar.

Tashme ky pretendim është i provuar shkencërisht me anë të akteve të ekspertimit, të kryera po nga prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, ku ka rezultuar se firma e shtetasit Fatos Kaja është falsifikuar në 5 raste. Pas kësaj, prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”, bazuar ne aktet e ekspertimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco