Tiranë/ Zjarr në banesë, vdes burri i paralizuar

Tiranë/ Zjarr në banesë, vdes burri i paralizuar

18:21, 20/02/2018
A+ Aa A-

Një i moshuar ka humbur jetën pasi banesa e tij në kryeqytet u përfshi nga flakët.

Zyrtarisht, Policia njofton se: rreth orës 17:10, në rrugën "Bedri Karapici", në banesën e M.K., rreth 80 vjeç i cili ndodhej në banesë i paralizuar, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Por, 80-vjeçari, si pasoje e flakëve dhe asfiksisë nga tymi ka humbur jetën. Dyshohet se i moshuari ka harruar ndezur rezistencën, çka sipas hetimeve paraprake, ka sjellë tragjedinë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit, njoftoi Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco