Shqiptari theret me thikë në mes të Firences, rëndë në spital. Ja çfarë ka ndodhur

Shqiptari theret me thikë në mes të Firences, rëndë në spital. Ja çfarë ka ndodhur

15:20, 20/02/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar është therur me thikë në mes të qytetit të Firences, Itali. Emri i tij nuk është bërë ende i ditur. Media italiane shkruan se shqiptari është qëlluar disa herë me thikë në shpinë.

Disa prej goditjeve ai i ka marrë afër zemrës. Emigranti është dërguar me urgjence në spitalin e ‘Careggi’, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi është goditur në mushkëri.

Shqiptari është goditur me thikë nga një tjetër shqiptar, gjatë një sherri që kishte ndodhur në rrugën ‘Scopino’, shkruan SYRI.net.

Sulmuesi është larguar ndërsa i plagosuri mësohet se kishte shkuar deri në një pikë karburanti ku kishte kërkuar ndihmë.

Ambulancat e policia kishin mbërritur në vendin e ngjarjes duke i dhënë ndihmën e parë. Shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë dhe mjekët nuk kanë dhënë asnjë informacion për gjendje e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco