VIDEO/ Velipoja i jep lamtumirën e fundit babait me fëmijët, arqipeshkvi Massafra: Po ia besojmë Zotit...

VIDEO/ Velipoja i jep lamtumirën e fundit babait me fëmijët, arqipeshkvi Massafra: Po ia besojmë Zotit...

13:00, 20/02/2018
A+ Aa A-

Ka nisur ceremonia mortore në familjen Gjergji (Preka) në Velipojë. Të afërmit dhe miqtë po i japin lamtumirën e fundit viktimave të aksidentit tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, ku mbetën të vdekur Edmond Gjergji dhe 2 nga 3 fëmijët e tij, djali 9 muajsh dhe vajza 5 vjeçe.

Dhimbja e madhe që ka pushtuar Velipojën dhe ka tronditur shqiptarët kudo ka qënë tejet e vështirë për t'u lehtësuar me fjalë si rëndom...Kisha katolike ka marrë misionin për të lehtësuar disi dhimbjen e pamatshme. 

Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra ka dhënë një meshë në Kishën e Velipojës ku ndërmjet të tjerave është shprehur: "Edmondin dhe fëmijët ia besojmë Zotit... Lutemi për viktimat dhe të plagosurit."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    F GjOKA20/02/2018 13:04

    Qofshin të Parajses!

    Shto koment

    Denonco