FOTO/ Pranga të moshuarit, i gjenden dy armë në shtëpi. Ja emri

FOTO/ Pranga të moshuarit, i gjenden dy armë në shtëpi. Ja emri

10:53, 20/02/2018
A+ Aa A-

Një i moshuar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi i janë gjetur 2 armë në shtëpinë e tij. arrestimi është bërë në zonën e plazhit në qytetin bregdetar. Burime nga policia thanë se, specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili mbante dy armë zjarri pa leje të organeve kompetente.

Është arrestuar në flagrancë Islam Nezha 68 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 19.02.2018, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

një armë zjarri automatik, model 54;

një armë gjahu teke dhe

95 fishekë model 54.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco