Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Kultivimi i drogës, kreu i policisë u kërkon italianeve të nisin fluturimet

Kultivimi i drogës, kreu i policisë u kërkon italianeve të nisin fluturimet

10:30, 20/02/2018
A+ Aa A-

Sasia e madhe e drogës se kapur dhe e mbjellur gjate vitit të kaluar duke se ka nxitur drejtorin e ri  të Policisë së Shtetit që të iniciojë masa të hershme për të luftuar këtë fenomen.

Këtë vit do të nisë më herët fushata e fluturimeve ajrore për të parandaluar kultivimin e kanabisit.  Kjo u bë e ditur gjatë një takimi që Drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu mbajti sot me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s të kryesuar nga gjenerali Vito AUGELLI, komandant i Guardia di Finanza-s i Rajonit të Pulias.

"Italia mbetet një partner strategjik për ne. Krahas goditjes së trafikut, synimi është ai i kapjes së aseteve kriminale për ta çrrënjosur përfundimisht fenomenin e kultivimit të kanabisit, tha drjtoti I poliicisë Veliu. Ndërkohë që Gjenerali Vito Augelli tha se Italia është e angazhuar  maksimalisht në luftën kundër trafiqeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco