Gjyqi i Shullazit, avokatët tërhiqen nga kërkesa për dëshminë e Berishës

Gjyqi i Shullazit, avokatët tërhiqen nga kërkesa për dëshminë e Berishës

10:18, 20/02/2018
A+ Aa A-

Në seancën gjyqësore tek krimet e Rënda të zhvilluar sot në ngarkim të Emiljano Shullazit, avokatët e këtij të fundit janë tërhequr nga kërkesa e tyre për të dëshmuar ish-kryeministri Sali Berisha. Po ashtu, ata kanë paraqitur kërkesën se nuk duan të dëshmojë as Ardian Çipa, ish-Drejtor i Policisë së Tiranës dhe as bashkëshortja e biznesmenit Ylvi Beqaj.

Avokatët më parë kanë kërkuar dëshminë e disa figurave politike lidhur me kërcënimin që Shullazi i bëri kandidatit për rektor të UT, Mynyr Konit, për t'u tërhequr nga gara si dhe për akuzën tjetër që i është ngarkuar, 'pazaret" me ish-hotel Vollgën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

me do.... s'me do20/02/2018 10:43

Eh c'behet, terhiq e mos e keput.

Shto koment

Denonco