VIDEO-FOTO/ ‘Ku e kam djalin’, ulërimat e nënës shkodrane pasi zgjohet në spital

VIDEO-FOTO/ ‘Ku e kam djalin’, ulërimat e nënës shkodrane pasi zgjohet në spital

12:47, 19/02/2018
A+ Aa A-

Nëna e tre fëmijëve që u përfshi në aksidentin e tmerrshëm në Velipojë tashmë është zgjuar dhe është jashtë rrezikut për jetën.

E reja ka kërkuar të shohë djalin e saj vetëm 6 muajsh, i cili ka ndërruar jetë një natë më parë në spitalin e Shkodrës.

“Ku e kam djalin, dua të shoh djalin!”- mësohet të ketë bërtitur e mbijetuara nga aksidenti, pasi mjekë nuk e kanë vënë në dijeni për tragjedinë e ndodhur në familjen  e saj.

Ndërkohë banorët janë shprehur se si ky aksident nuk kishin parë prej vitesh. “Kemi parë tmerr me sy,”- janë shprehur banorët.

Aksidenti i tmerrshëm ndodhi mbrëmjen e kaluar në rrugën e plazhit në Velipojë dhe i mori jetën 3 personave të të njëjtës familje.

Edmond Preka po udhëtonte me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Një parakalim i gabuar i një fuoristrade bëri që të vdesë Edmond Preka, bebja 6 muajshe dhe vajza tjetër Ajsel, nga e njëjta familje. /Faxnews

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    koment19/02/2018 14:04

    C'te thuash? Kujt t'ia vesh fajin? Rruget jane me standarte.Patentat jepen pas nje kohe te gjate praktike plot dy jave. Ministria e transporteve nuk ka faj, as ministri vet. Shkak shpejtesia tej normave te lejuara. Ne fund te fundit aksidente ndodhin perdite, e perse duhet te japi dorheqjen apo te penalizohet njeri?... C'tragjedi...

    Shto koment

    Denonco