Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Aksidenti tragjik në Shkodër, flasin banorët: Pamë tmerr me sy

Aksidenti tragjik në Shkodër, flasin banorët: Pamë tmerr me sy

10:54, 19/02/2018
A+ Aa A-

Pas aksidentit tragjik në Shkoder ku vdiqen tre përsna dhe disa të tjerë janë në gjendje të rëndnë në spital, flasin banorët e zonës ku ndodhi aksidenti,

Sipas tyre pamjet e aksidentit  ishin të tmerrshme. Pamë tmerr me sy, nëna kërkonte djalin. Prej 50 vitesh nuk kemi parë një aksident të tillë.

Nga aksidenti i mbrëmshëm në rrugen Shkoder - Velipojë, kanë humbur jeten babai dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Report Tv ka pyetur sot disa nga banorët e zonës, ku ndodhi ngjarja e tmerrshme.

Shtetasit Miruk Paloka dhe Gjon Gjeka kanë rrëfyer tmerrin që ka parë, ndërsa tregojnë se prej 50 vitesh nuk kishin parë një aksident të tillë. “Pamë tmerrin me sy, nëna kërkonte djalin”, thanë banorët.

Ndërkohë, ka qenë parakalimi i gabuar i njërës makinë, që i ka marrë jetën babait dhe dy fëmijëve, djalit 9-muajsh dhe vajzës 5 vjeçe.

Ndërkohë, policia vijon hetimet në vendngjarja, ku ka larguar makinën tip ‘Fuoristradë’, të cilët e ka dërguar në stacionin e policisë në Velipojë, aty ku është dërguar dhe makina tjetër e përfshirë në aksident ‘Alfa Romeo’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco