Thellohet tragjedia në familjen Gjergji: flet Shefi i Urgjencës: Fëmija i tretë ka pak shpresa Edmond Gjergji me fëmijët e tij

Thellohet tragjedia në familjen Gjergji: flet Shefi i Urgjencës: Fëmija i tretë ka pak shpresa

07:40, 19/02/2018
A+ Aa A-

Tragjedia e familjes së Edmond Gjergjit është thelluar e rënduar më: fëmija e tretë, vajza 10-vjeçare, po mbahet në jetë me aparatura, pasi truri dhe truri nuk i funksionojnë më.

Shefi i Urgjencës së Shkodrës, Astrit Lahi i Shkodrës ka sqaruar lajmin e dhënë nga Urgjenca për mediat se "vajza kishte vdekur". Sipas tij, "10-vjeçarja nuk ka vdekur, por po mbahet në jetë me aparatura. Truri dhe trupi i saj nuk funksionojnë më dhe shpresat për të jetuar janë të vogla; rikthimi në jetë është thuajse i pamundur. Lajmi për vdekjen dhënë nga Urgjenca, vuri në dukje Lahi, ka qënë i nxituar." 

Babai, motra e vogël 5 vjeçare dhe vëllai foshnje 9 muajshe kanë ndërruar jetë që në momentin e aksidentit.

Nëna e vogëlushes së vetme ende gjalllë është në gjendje të rëndë, si ajo, pas aksidentit të tmerrshëm që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aksin Shkodër-Velipojë, kur u përplas me një makinë Hyundai ku udhëtonin dy persona

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte familja prej 5 anëtarësh, ndërsa në mjetin tjetër dy. Nga përplasja, të vdekur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Edmond Gjergji me dy nga tre vajzat e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër u dërguan në spital në gjendje të rëndë. Nga makina tjetër u plagosën të dy personat.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco