Gjendet i mbytur një person në Selenicë të Vlorës, ja për çfarë dyshon policia. Detajet

Gjendet i mbytur një person në Selenicë të Vlorës, ja për çfarë dyshon policia. Detajet

20:47, 18/02/2018
A+ Aa A-

Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në rrjetën e kanalit që sjell ujë për hidrocentralin e Selenicës. Viktima është shtetasi Q.C, 60 vjeç, nga fshati Matogjan.

Sipas policisë, shtetasi Q.C., ishte punonjës i mirëmbajtjes së kanalit të Lepenicës dhe paraprakisht dyshohet se mund të jetë mbytur duke pastruar këtë kanal.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të mbytjes së këtij shtetasi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco