VIDEO/ Rritet numri i viktimave nga aksidenti, vdes babai dhe dy vajzat

VIDEO/ Rritet numri i viktimave nga aksidenti, vdes babai dhe dy vajzat

19:54, 18/02/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë, ku kanë humbur jetën 3 persona, babi dhe dy vajzat, njëra prej tyre vetëm 8 muajshe.

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Të vdekur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Edmond Gjergji, dhe dy vajzat e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër janë në gjendje të rëndë.

Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco