Bilanc i rëndë i aksidentit në Shkodër, vdes babai me të bijën

Bilanc i rëndë i aksidentit në Shkodër, vdes babai me të bijën

19:17, 18/02/2018
A+ Aa A-

Një foshnje 8-muajshe dhe i ati i saj janë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.

Kanë mbetur të plagosur 7 persona, 3 prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Në aksident janë përfshirë një mjet ‘Alfa Romeo’ dhe një ‘Fuoristradë’.

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Mondi Gjergji, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët.

Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco