Policia Rrugore e Tiranës gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.
Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga këta:
9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:
38 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.
26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .
7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.
Janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se:
26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.
Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që:
nuk përdorin rripin e sigurimit.
përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit
qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse
pa kontroll teknik të mjetit,
Në këtë kuadër, janë vendosur :
83 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit
99 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit
55 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse
12 masa administrative për shkelje të semaforit
3 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit
2 masa administrative për gara shpejtësie
7 masa administrative për xhama të errët
si dhe 775 masa të tjera administrative të ndryshme.
Janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.
Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore, duke sjellë rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.
© SYRI.net