Ndjekje nga Tirana në Fushë Krujë, ja kush është i shumëkërkuari që i bëri 'zborr' policisë

Ndjekje nga Tirana në Fushë Krujë, ja kush është i shumëkërkuari që i bëri 'zborr' policisë

14:22, 18/02/2018
A+ Aa A-

 

Eshte arrestuar nga policia një përson i shpallur në kërkim për plagosje dhe kanpsjee. Në prangat e policisë së Tiranës ka rënë Gazmend Osmani i cii ishte shpallur në kërkim. 27 vjeçari është arrestuar nga forcat e policisë së këtij qarku pas nje ndjekjeje me makinë deri në Fushë - Krujë.

 Në njoftimin e policiësë thuhet se: Arrestohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 6 arrestuan shtetasin: Gazmend Osmani, 27 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallën në kërkim shtetasin : T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar. Shtetasi Gazmend Osmani ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë pasi, me datë 16.02.2018 rreth orës 11:00, në rrugën "Azem Meshi" në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., 24 vjeç banues në Kashar, pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D dhe janë larguar nga vendngjarja. Në vijim të punës, për kapjen e tyre , më datë 17.02.2018 shërbimet e policisë kanë konstatuar në Kashar mjetin me targë AA 064 NZ që drejtohej nga shtetasi Gazmend Osmani. Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi. Shërbimet e Policisë janë venë në ndjekje të këtij mjetit, ku në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit si dhe kapjen e shtetasit Gazmend Osmani, i cili drejtonte mjetin. Ndërsa shtetasi T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me të , njëkohësisht edhe bashkëpuntor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.02.2018, ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : • dy maska dhe një karikatore arme zjarri pistoletë me pesë fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco