Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Lëvizte me pistoletë në brez, prangoset në mesnatë shijaksi. Ja emri

Lëvizte me pistoletë në brez, prangoset në mesnatë shijaksi. Ja emri

12:19, 18/02/2018
A+ Aa A-

Udhëtonte me pistoletë në makinë, por vihet në pranga. Bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili udhëtonte me armë zjarri në automjet. Arrestimi është bërë në Durrës.

I riu është identifikuar si Ervis Dunga 29 vjeç, banues në Pjezë, Shijak dhe është prangosur gjatë kontrolleve rutinë të policisë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të rritjes së sigurisë së qytetarëve kanë ushtruar kontrolle në terren, lokale nate,  automjete për kapjen e  personave në kërkim dhe me precedentë, gjetjen dhe sekuestrimin e  sendeve paligjshme si armëmbajtje pa leje apo lëndë narkotike.

Në vijim të kontrolleve të  ushtruara është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Ervis Dunga 29 vjeç, banues në Pjezë, Shijak.

Më datë 17.02.2018, në Shkallnur, rreth orës 03:00, gjatë kontrollit të ushtruar  në automjetin e tij i’u gjet dhe  sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

një armë zjarri pistoletë tip Zastava;

9 fishekë kalibër 9 mm, të cilët i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco