VIDEO/ E pabesueshme, kjo nuk kishte ndodhur më parë në Tiranë

VIDEO/ E pabesueshme, kjo nuk kishte ndodhur më parë në Tiranë

09:38, 18/02/2018
A+ Aa A-

Duket se policia ka pasur një natë të qetë gjatë së shtunës duke u gdhirë dita e dielë.

Por ajo që ka ndodhur në një prej postblloqeve të ngritura nga policia në kryeqytet, nuk kishte ndodhur më parë.

Asnjë prej drejtuesve të makinave nuk kishte konsumuar alkool.

Të paktën kështu shkruhet në një video të bërë publike në faqen e Policisë së Shtetit në Facebook.

‘Në rrugën "Ferit Xhajko", me Policinë Rrugore të Tiranës.

0.00 mg/l dhjetëra alkool teste.

Ky është lajm shumë i mirë.

Faleminderit të gjithë atyre drejtuesve të automjeteve që në provën e alkoolit dolën 0.00mg/l’, shkruhet në faqen e policisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber19/02/2018 17:03

Vendi si zone lufte, me postblloqe. I teket policise e ngre postbllok e ndalon qytetaret pa shkak per ti bere teste alkoli, a thu se njerezit nuk kane pune tjeter.

Shto koment

Denonco