Vijon furtuna në Polici, shkarkohet një tjetër Drejtor

Vijon furtuna në Polici, shkarkohet një tjetër Drejtor

16:19, 17/02/2018
A+ Aa A-

Shkarkohet nga detyra Drejtori i policisë në Gjirokastër, Lorenc Panganika. Ai drejtonte policinë e Gjirokastrës që prej prillit 2017, kur zëvendësoi Aranit Arapin.Panganika mësohet se është tranferuar në krye të Policisë së Korçës.

Aktualisht Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, ka komanduar si drejtor të policisë së Gjirokastrës, Koço Dafën, që deri më tani mbante postin e nëndrejtorit.

Për momentin nuk dihet ende se kush do të jetë Drejtori i ri i policisë së qarkut Gjirokastër. Emërimi i tij pritet të bëhet në ditët e ardhshme.

Ditën e sotme, u bënë publike emrat e drejtuesve të Drejtorisë së Policive në Shkodër dhe Lezhë, Vehbi Bushati dhe Ferdinad Mara.

Ndërsa një ditë më parë, u prezantua kreu i DVPT, Kastriot Skënderaj.

ImageLorenc Panganika

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Oficeri i policise17/02/2018 18:55

Nuk është shkarkim, është lëvizje paralele.

Shto koment

Denonco