FOTO-EMRAT/ Kapen me 17 kg heroinë, dy shqiptarë në pranga

FOTO-EMRAT/ Kapen me 17 kg heroinë, dy shqiptarë në pranga

16:09, 17/02/2018
A+ Aa A-

Dy shqiptarë, Armando Xifaj dhe Ermir Daci të dy të moshës 47 vjeçare janë arrestuar në provincën e Komos pasi akuzohen për posedimin e 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Vlera e drogës kalon 300 mijë euro, shkruajnë mediat italiane.

Droga është sekuestruar në banesat e tyre. Agjentët kanë sekuestruar edhe një peshore e 5 mijë euro.

Heroina ishte e ndarë në 33 pako.

Të dy akuzohen për shpërndarje droge. Ka nisur hetimet për të identifikuar dhe një shqiptarë të tretë i cili dyshohet i përfshirë në këtë trafik droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco