Arrestohet pensionisti italian, ekzekutoi me plumb në kokë shqiptaren 40-vjeçare Lavdije Kruja

Arrestohet pensionisti italian, ekzekutoi me plumb në kokë shqiptaren 40-vjeçare

14:38, 17/02/2018
A+ Aa A-

Është zbardhur pas dy vitesh, ekzekutimit i shqiptares Lavdije Kruja në Pavia të Italisë, duke arrestuar edhe autorin. Sipas mediave italiane, autoritetet , kanë vënë në pranga një pensionist italian.

Ai është 64-vjeçari Franco Vignati, banor në Chingnolo Po, të Pavias. Sipas mediave italiane, pensionisti akuzohet si autor i vrasjes së shqiptares Kruja, në Maj të 2016-ës, raporton tv.Klan.

Sipas prokurorit Domenico Chiaro dyshimet janë se ai e vrau shqiptaren në shenjë hakmarrjeje ndaj grave, vetëm sepse e kishte lënë partnerja, 6 ditë para krimit.

40-vjeçarja Lavdije Kruja, nënë e dy fëmijëve jetonte për vitesh në Itali, ku punonte si kujdestare. Ajo u qëllua me një plumb pas koke dhe u hodh në ujërat e Lambros. Kruja u zhduk më 30 maj dhe trupi i saj u gjet rreth 10 ditë pas krimit, në grykderdhjen e lumit Po në Isola Serafini, pranë Piacenzës.

Lavdije Kruja kishte emigruar së bashku me bashkëshortin dhe 2 djemtë. Martesa e tyre kishte përfunduar në divorc dhe ish-bashkëshorti ishte transferuar në Stradella së bashku me djalin e madh.

Sëbashku me djalin e vogël, Lavdija kishin gjetur strehë në shtëpinë e një të moshuari në Miradolo, ku dhe punonte. Falë punës dhe ndihmës së të moshuarit, 40-vjeçarja e cila njihej edhe me emrin Dea, kishte arritur të merrte me qira një shtëpi të vogël.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco