Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, ish-polici grek akuza policisë shqiptare...

Akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, ish-polici grek akuza policisë shqiptare...

13:47, 17/02/2018
A+ Aa A-

Efthimios Efthimiou, ish-polici grek që dyshohet si ekzekutori direkt i Devi Kasmit, thotë se është arrestuar pa asnjë provë.

Duke folur nga burgu në një lidhje telefonike me televizionin grek “Ant1” një javë më parë, Efthimios Efthimiou shprehet se misioni i tij në jetë ka qenë të shpëtonte njerëz dhe jo të vriste. Sipas tij, policia shqiptare ka dashur të zgjidhë çështjen dhe është arrestuar pa prova, duke u bazuar në dëshminë e qytetarëve që thanë se kishin parë një person me mjekër.

 “Është një gabim i tmerrshëm, është tragjike kjo që po më ndodh. Jam i pafajshëm, sigurisht që nuk e kam bërë unë. Jam përkushtuar vetëm që të mbroj jetë njerëzish dhe jo të vras. Policia shqiptare kishte nevojë për një “kokë turku” për të zgjidhur çështjen. Pa asnjë lloj prove, pa armën e krimit, pa shenja gishtërinjsh, pa ADN, dhe ata gjetën dikë sepse iu dha informacion për gjatësinë dhe mjekrën time. Ajo që dua të them është, si është e mundur? A ka kuptim kjo? Më konsiderojnë vrasës me pagesë. Ai që bën një punë të tillë, qëndron aty duke vazhduar jetën, duke bërë shëtitje në Tiranë?”, ka thënë ai për televizionin grek.

Efthimios Efthimiou ka qenë polic i forcave speciale greke në periudhën 1992-2012 dhe u përjashtua nga kjo strukturë pasi u zbulua se ishte i përfshirë në trafik ndërkombëtar të kokainës.

Policia dhe Prokuroria shqiptare kanë prova të besueshme që konfirmojmë se ish-efektivi grek ka qenë në rolin e ekzekutorit direkt të Dëfrim (Devi) Kasmit. Bashkë me të u arrestuan edhe Elton Hoxhallari, Malvin Dinellari dhe Elton Halipaj, ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari si organizator i atentatit mafioz. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco