Veliu: Një nga shtyllat e vettingut në polici, verifikimi i pasurive...

Veliu: Një nga shtyllat e vettingut në polici, verifikimi i pasurive...

12:32, 17/02/2018
A+ Aa A-

Një nga shtyllat e vettingut  është edhe verifikimi i pasurisë së punonjësve të policisë. Kështu u shpreh Drejtori i Policisë së Shtetit  Ardi Veliu, gjatë prezantimit të kreut të policisë së Shkodrës, Vehbi Bushatin.

“Qëllimi i Vettingut në polici është që struktura të jetë me integritet dhe vettingu është ndërtuar mbi tre boshte kryesore: profesionalizmin, integritetin dhe mbi pjesën e pasurive. Patjetër në vetting do të kalohen të gjithë strukturat nga unë deri te punonjësi më i fundit. Qëllimi është që punonjës që kanë qenë të implikuar apo shkallë të ulët prefsionalizmi, largohen nga strukturat e policisë së shtetit”, tha Veliu.

Po ashtu, kreu i Policisë së Shtetit bëri me dije se do të vijojë goditja e grupeve kriminale. Ai  ka shtuar se do të hetohen edhe personat që kanë qenë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

 “Do vazhdojë pa ndërprerje goditja e strukturave kriminale, prioritet i dytë lufta dhe goditja që do t’i bëhet evidentimit të numrit të personave që janë evidentuar gjatë viteve të kaluar si persona që kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike”, tha Veliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco