VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në Fier, hidhet në erë godina 6-katëshe

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm eksplozivi në Fier, hidhet në erë godina 6-katëshe

12:05, 17/02/2018
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur qytetin e Fierit: një godinë 6-katëshe është hedhur në erë në orën 12:00.

IKMT ka prishur kështu sot, objektin e katërt me shpërthim të kontrolluar në Fier, në kuadrin e rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit.

Objekti ishte i lartë gjashtë kate dhe specialistët e IKMT hapën në trupin e tij 400 furnella (vrima) ku vendosën 8 kilogramë lëndë shpërthyese.

Për mbrojtjen e objekteve që ndodheshin pranë nga shpërthimi, u vendosën 3 mijë thasë me rërë.

IKMT u bëri thirrje pronarëve të objekteve pranë objektit që do të prishej të mbanin hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Githbo17/02/2018 13:40

Fishekzjarret e perjavshme te rilindjes ne Fier

Shto koment

Denonco