Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Mos paç fatin e këtij hajduti në Fier

Mos paç fatin e këtij hajduti në Fier

11:47, 17/02/2018
A+ Aa A-

Një hajdut nga Lushnja, Ferdinand Çoku, 44 vjeç, ka shpresuar shumë të dalë me duart plot nga shtëpia e F.B. në fshatin Mbrostar Ura të Fierit. Por Çoku nuk ka marrë asgjë më shumë se ca shkelma në fundshpinë, disa grushta në kokë dhe në mbyllje, njërin sy të nxirë.

I zoti i shtëpisë, 34-vjeçari F.B. ku ai kishte shkuar të vidhte në mbrëmje, e ka kapur dhe e ka rrahur.

Komisariati i Policisë Fier e ka arrestuar hajdutin në vendin e ngjarjes dhe e ka akuzuar për vjedhje; dosja e tij i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Por, nga kjo situatë, e ka pësuar edhe dhunuesi, i zoti i shtëpisë, sepse kreu “Vetgjyqësisë”, ç'ka është parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco