Plagosja në Tiranë, arrestohen dy autorët e dyshuar/ Emrat

Plagosja në Tiranë, arrestohen dy autorët e dyshuar/ Emrat

10:48, 17/02/2018
A+ Aa A-

Dy shtetas u arrestuan nga policia e Tiranës si të dyshuar për plagosjen e ndodhur pasditen e së premtes në një lokal në zonën e Selitës.

Sipas një njoftimi zyrtar nga policia, të arrestuarit janë Florjan Musaj 25 vjeç  dhe Gjon (Valmend) Pelivani 28 vjeç.

Njoftimi zyrtar i policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16.02.2018  në rrugën "Irfan Tomini",  ku pas një konflikti u plagosën dy shtetas,  në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës u bë  arrestimi në flagrancë  për veprat penale “Vrasje me paramendim”, ngelur ne tentativë si dhe "Mbajtje pa leje të armeve luftarake",  e shtetasve:

• Florjan Musaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

• Gjon (Valmend) Pelivani, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e dy  personave të dyshuar si bashkëpuntor për ketë ngjarje, konkretisht:

• F. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkepunim, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22, 278 të Kodit Penal.

• R. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, per vepren penale “Vrasje me dashje” mbetur tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 76-25-22,278 të Kodit Penal.

Pasi rreth orës 12:30, në rrugën “Irfan Tomini”,  gjatë një konflikti të çastit   ka mbetur i plagosur shtetasi Gjon Pelivani dhe R.H., 31 vjeç, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është  sekuestruar  një armë zjarri  pistoletë  me një kreher me 2(dy) fishekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco