Lëvizjet në Policinë e Shtetit, ja drejtori i rëndësishëm që emërohet ...

Lëvizjet në Policinë e Shtetit, ja drejtori i rëndësishëm që emërohet ...

10:20, 17/02/2018
A+ Aa A-

Një tjetër ndryhsim ka ndodhur në rradhët e Policisë së Shtetit, që pas emërimit të Ardi Veliut në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të uniformave blu.

Kështu pas emërimit të Gjovalin Lokës në postin e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në vendin e mbetur vakant nga kjo lëvizje, atë të Drejtorit të Policisë së Shkodrës e ka zënë Vehbi Bushati.

Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si Drejtori i Krimeve e së fundi prej mbi 4 vjetë mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorrit, një prej drejtorive më të rëndësishme dhe më të vlerësuarat nga partnerët tanë ndërkombëtare.

Bushati është vlerësuar me tituj e medalje të ndryshme gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit, por ja vlen të veçojmë vlerësimin që bashkia e Vlorës i bëri në vitin 2008, duke e shpallur kontribuues të vitit dhe medaljen e nderit akorduar në vitin 2016, për shërbime të shquara dhe profesionalizëm të lartë të treguar në ndjekjen, hetimin dhe goditjen e aktiviteteve terroriste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta17/02/2018 10:45

Mosni bre ...o njerez, po kthwehen dhe po marin detyra te rendesishme, enveriste...ky Vehbiu ishte ai qe vajti dhe e mori nga perroi ku e kishin hedhur, bustin e e. Hoxhes, kriminelit famekeq te shqiptareve, po ky Vehbiu eshte ai qe i vidhte te gjitha donacionet qe i beheshin ne Vlore, dhe i ndante me ata te bashkise se Vlores dhe per kete u perjashtua nga policia por pai e leu rroten e Nishanit, u kthye prap ne polici....por ku thoni se eshte polic i pergatitur.....me vjen te qeshe me te madhe...nuk ka me te paafte...sa per hajdut, ka vetem mike...vehten e vete....

Taqua17/02/2018 10:43

Ca te ka gjete moj Shkoder Loke, shume ke pa, shume ke degju, po si ky as ke per te pare me, e as per te degjuar. Film pa lek do shifni per dite. Kete se dinte kush a ishte gjalle, por kot ska then Naimi, kur kujtoni se kam vdek, mos kujtoni se jam tret. ( dhe i vdekun te kafshon gjarperi).

Shto koment

Denonco