DETAJE: Biznesmeni i ekzekutuar si u arrestua për pengmarrje në 2009-ën

DETAJE: Biznesmeni i ekzekutuar si u arrestua për pengmarrje në 2009-ën

23:24, 14/02/2018
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbuluar nga e shkuara e biznesmenit Memli Begalla, i cili u ekzekutua me armë zjarri në zonën e ish “Bllokut” në kryeqytet.

Rezulton që 64-vjeçari të ketë qenë një person me precedentë penalë jashtë vendit.

Memli Begalla, para se të ndryshonte emrin nga Afrim Begalla rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2009 në Itali bashkë me një nga djemtë e tij, për rrëmbim personi.

Historia

Të tre protagonistët asokohe jetonin në Zvicër. 64-vjeçari, sipas raportimeve të medieve italiane asokohe, nuk ishte dakord që vajza e tij të martohej me një kosovar. Për këtë, më 9 Dhjetor 2009, bashkë me një nga djemtë, e fusin me forcë në makinë dhe më pas nisen drejt Barit për të marrë tragetin dhe për të ardhur në Shqipëri. Por në Bari, arrestohet bashkë me djalin për pengmarrje personi mëngjesin e ditës së nesërme.

*DETAJET/ Vrasja e biznesmenit me dy emra, ja pistat që po hetohen...

*Vrasja në Tiranë/ DETAJE: Kush është biznesmeni i ekzekutuar, si u krye krimi...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco