Vrasja në Tiranë, Polici jep detaje: U ekzekutua me armë zjarri

Vrasja në Tiranë, Polici jep detaje: U ekzekutua me armë zjarri

22:15, 14/02/2018
A+ Aa A-

Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri Memli Begalla, rreth 64 vjeç.

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.

Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.

Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco